
97 vatra zjarri u regjistruan sot në Kosovë, 26 ende aktive
Agjencia për Menaxhim Emergjent ka njoftuar se gjatë të enjtes janë raportuar 97 vatra zjarri, ndërsa prej tyre 26 vazhdojnë të mbesin aktive. Gjatë pasdites ka pasur rritje të numrit të vatrave të zjarrit.
Situata më e rënduar raportohet se është në Klinë, Vushtrri, Podujevë e Mamushë.
AME-ja ka thënë se situata mbetet nën kontroll, por mjaft sfiduese.
“AME/MPB njofton se, sipas të dhënave të pranuara sot, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 97 vatra zjarri. Nga këto, 26 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 71 janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Gjatë pasdites është vërejtur një rritje e lartë e numrit të zjarreve. Situata më e rënduar është paraqitur në komunat Klinë, Vushtrri, Podujevë dhe Mamushë. Kjo rritje e vatrave të zjarrit ka krijuar vështirësi të mëdha për ekipet reaguese në terren. Situata aktualisht është nën kontroll, por mbetet mjaft sfiduese”, ka njoftuar AME