Top Kolshi edhe në të kaluarën kishte probleme me viktimën Enver Bajraktari
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar një muaj paraburgim Top Kolshit, i cili dyshohet për vrasjen e Enver Bajraktarit.
Në njoftimin e kësaj gjykate thuhet se i pandehuri kishte edhe të kaluar kriminale.
Sipas organit të drejtësisë, Kolshi, kishte edhe dy aktgjykime të plotfuqishme, njëri prej të cilëve thuhej viktimë kishte qenë tanimë i ndjeri.
“Gjykata gjithashtu konstatoj se duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, e po ashtu faktin se pas kryerjes së veprës penale i pandehuri ka fshehur trupin e pajetë, i cili më pas është gjetur i groposur, pa përjashtuar edhe të kaluarën e tij kriminale, pasi pandehuri ka edhe 2 Aktgjykime të plotfuqishme njëri prej të cilëve ka të bëjë me një rast që besohet se viktimë ka qenë tani i ndjeri, për çka me lënien e tij në liri, ekziston mundësia e kryerjes së ndonjë vepre tjetër të natyrës së njëjtë apo të ngjashme”, thuhet nga Gjykata Themelore e Prishtinës.