Policia shpall në kërkim Mefail Shkodrën, të dyshuarin për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Policia shpall në kërkim Mefail Shkodrën, të dyshuarin për vrasjen e trefishtë në Gjilan

Kronika August 10, 2025 - 15:06

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale në Gjilan, ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën i dyshuar për vrasjen e fundit që ka tronditur qytetin.

Shkodra, banues në Gjilan,  dyshohet për përfshirje në vrasjen e trefishtë që ndodhi sot në rrugën “Ibrahim Rugova”.

“Bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të të dyshuarit, kërkojmë bashkëpunim nga qytetarët dhe mediat,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Kosovës.

Policia ka publikuar fotografinë e të dyshuarit dhe kërkon nga qytetarët që, në rast se kanë ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e tij, të lajmërojnë autoritetet menjëherë.

“Lajmroni Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Rasti i rëndë i së dielës rezultoi me tre viktima të konfirmuara, ndërsa i dyshuari Mefail Shkodra është ende në arrati. Autoritetet po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të këtij krimi. 

Image