S’i kishin certifikatat e kontrollit teknik, gjobiten dy kompani autobusësh në Ferizaj
Foto: Ilustrim/ Laura Hasani

S’i kishin certifikatat e kontrollit teknik, gjobiten dy kompani autobusësh në Ferizaj

Kronika August 07, 2025 - 10:53

Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka gjobitur dy kompani autobusësh, të cilët nuk posedonin certifikatat e kontrollit teknik gjashtëmujor.

Gjoba e shqiptuar është 500 euro për secilën kompani, raporton Zeri.info.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me kontrolle të rregullta dhe aktivitete të intensifikuara për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe respektimin e ligjit.

Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë, duke raportuar çdo shkelje ose rrezik në trafikun rrugor përmes telefonave kujdestarë”, thuhet në njoftim. /Zëri