
Plagoset me armë zjarri një person në Gjakovë, pesë të përfshirë në rrahje
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Gjakovë, pas një përleshjeje fizike që kishte ndodhur pasditen e djeshme mes pesë personash.
Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, i plagosuri me armë zjarri është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës, përderisa nga ky incident vetëm një person është dërguar në mbajtje, shkruan Zeri.info.
Policia po ashtu bën të ditur se arma e zjarrit e përdorur në këtë incident së bashku me një karikator me katër fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar.
Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:
Vrasje në tentativë / pjesëmarrje në rrahje
Gjakovë, 04.08.2025 - 16:00. Janë arrestuar pesë të dyshuar, katër meshkuj dhe një femër kosovarë, tre prej tyre me nënshtetësi gjermane, pasi janë përleshur fizikisht në mes vete, ku është përdorur edhe arma e zjarrit. Si pasojë, njeri prej tyre ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës. Arma e zjarrit e përdorur në rast me një karikator me katër fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen. Rasti nën hetime. /Zëri