Gjendet i vdekur një burrë në Prizren
Foto: Zëri / Ilustrim

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Kronika July 28, 2025 - 11:13

Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është mashkull kosovar dhe është gjetur i vdekur në rrethana që ende nuk janë sqaruar.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

Hetim i vdekjes

Prizren, 27.07.2025-13:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.