Nëntë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Nëntë persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në Gllarevë të Klinës

Kronika July 20, 2025 - 19:57

Nëntë persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Gllarevë të Klinës.

Sipas burimeve, bëht e diurs se në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe dy autoambulanca, pos zyrtarëve policorë.

 Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë të Pejës, ka pohuar se në aksident të përfshira janë tri vetura.

“Sipas mjekut kujdestar, njëri nga të lënduarit ka lëndime serioze”.

“Ndërsa tetë të tjerët janë me lëndime më të lehta, të gjithë po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, u shpreh Gashi.

Aksidenti në fjalë ndodhur rreth orës 18:37. /klankosova