Nis operacioni i kërkim-shpëtimit në Kanionin e Mirushës, dyshohet për një person të lënduar

Nis operacioni i kërkim-shpëtimit në Kanionin e Mirushës, dyshohet për një person të lënduar

Kronika July 20, 2025 - 19:15

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit ka bërë të ditur se kanë nisur një operacioni shpëtimi në Kanionin e Mirushës.

Sipas njoftimit të ShKShMK-së, bazuar në informacionet e para ky operacion ka të bëjë me lëndimin e një qytetari.

“Pas pranimit të thirrjes urgjente në qendrën e thirrjeve,shpëtuesit malor të ShKShMK janë nisur në një operacion shpëtimi në Kanionin e Mirushës. Sipas informacioneve të para kemi të bëjmë me një lëndim të një qytetari,ekipet tona janë në vendngjarje. Në vazhdim do të njoftoheni me detajet e zhvillimit të operacionit”, thuhet në njoftim.