
Alarm për mjet shpërthyes në një lokal në Dollc të Klinës
Kronika
July 20, 2025 - 08:52
Me datë 19.07.2025 rreth orës 18:41, Policia ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në një lokal në Dollc të Klinës.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe pas kontrollimit nyk është gjetur asgjë e dyshuar.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin ditor të Policisë. /Zëri