
Shpërthen zjarri në mes të fshatrave Mirash dhe Sazli të Ferizajt
Një zjarr fushor ka shpërthyer në mes të fshatrave Mirash dhe Sazli.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi se ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit.
“Ju njoftojmë se sot, më 19 korrik 2025, rreth orës 12:15, kemi pranuar një informacion nga Njësia e Zjarrfikësve se është raportuar një zjarr fushor në mes të fshatrave Mirash dhe Sazli. Menjëherë pas pranimit të informacionit, dy ekipe të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar intensivisht për shuarjen e zjarrit”, tha ai për Telegrafin,.
Veseli shtoi se për momentin, nuk ka informacione të sakta lidhur me shkaktarin apo dëmet eventuale, pasi ekipet janë ende në terren duke e menaxhuar situatën.