Aksident trafiku në Ferizaj, Policia zbulon armë zjarri në njërën nga veturat e përfshira
Foto: PK

Aksident trafiku në Ferizaj, Policia zbulon armë zjarri në njërën nga veturat e përfshira

Kronika July 13, 2025 - 16:05

Një aksident trafiku ka ndodhur të dielën në aksin rrugor Gaçkë–Burrnik, në fshatin Burrnik, ku ishin përfshirë dy automjete – njëra me targa vendore dhe tjetra pa targa.

Policia fillimisht ishte njoftuar nga Emergjenca e qytetit se një person i lënduar nga aksidenti po trajtohej aty, raporton Zeri.info.
Pas kontaktit me të lënduarin, Policia kishte arritur në vendin e ngjarjes dhe te vetura pa targa ka zbuluar një armë zjarri.
“Arma është konfiskuar nga njësitë hetimore dhe forenzike, ndërsa i dyshuari është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.’

Hetimet janë në vazhdim, si për aksidentin e trafikut ashtu edhe për çështjen e armës dhe për veprimet e mëtejme do të njoftoheni me raport shtesë.”, thuhet në komunikatë. /Zëri