![Aksident në Zajm të Klinës, lëndohen tre persona [video]](/uploads/zeri.info/images/2025/March/25/auto_aksident1742897869.jpg)
Aksident në Zajm të Klinës, lëndohen tre persona [video]
Kronika
March 25, 2025 - 11:14
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Zajm të Klinës.
Policia ka konfirmuar se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ku janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pejës, raporton Zeri.info.
“Rreth orës 09:23 Policia ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Zajm. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe deri më tani tre persona janë të lënduar dhe të njëjtët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për trajtim mjekësor”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente policore, të cilat po merren me rastin.