
Humb jetën një grua në Shtërpcë, zjarri kishte përfshirë shtëpinë e saj
Kronika
March 25, 2025 - 09:07
Një grua ka humbur jetën në Shtërpcë, pasi zjarri kishte përfshirë shtëpinë e saj.
Rasti tragjik ka ndodhur ditën e hënë.
“Raportohet se është përfshirë nga zjarri një shtëpi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin. Gjatë kontrollit të shtëpisë së përfshirë nga zjarri është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.