Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri

Kronika March 24, 2025 - 20:09

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se është caktuar masa e paraburgimit prej një muaj ndaj të dyshuarit B.D., për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri, raporton Zeri.info.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti për Krime të Rënda e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë duke e caktuar masën e paraburgimit, në lëndën penale kundër të pandehurit B.D., me dyshimin e bazuar për veprat penale: Vrasje e rendë sipas nenit 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 të KPRK -së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së. Masa e paraburgim të pandehurit B.D., i’u është caktuar në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ende nuk dihen motivet e këtij krimi që tronditi opinionin publik. /Zëri