“Po dyshohet se shkaku është xhelozia pse ka shku me punu diku tjetër”, flet familjari i viktimës në Stanoc

“Po dyshohet se shkaku është xhelozia pse ka shku me punu diku tjetër”, flet familjari i viktimës në Stanoc

Kronika March 24, 2025 - 17:20

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Vushtrrinë, ku dyshohet se një burrë ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe vetën.

Në vendin e ngjarjes para kamerës së Nacionales, ka folur një familjar i viktimës, Rrahim Ajeti, i cili ka thënë se viktima para një kohe ka qenë punëtore e dorasit, shkruan Zeri.info.

Ai ka thënë se në të njëjtin vend pune kanë punuar së bashku me bashkëshortin më parë, teksa ka kërkuar që të mosraportohet me informata të pavërteta, sepse rrethanat e kësaj ngjarje nuk dihen.

“S’kanë pas probleme, sipas një informate jozyrtare dyshohet se shkaku është xhelozia pse ka shku me punu diku tjetër”, thotë ky familjar i viktimës.

Kujtojmë se rastin e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë, që ka thënë se në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja. /Zëri