Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas nga një burrë në Vushtrri

Prokuroria jep detaje për vrasjen e gruas nga një burrë në Vushtrri

Kronika March 24, 2025 - 17:06

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë detaje për ngjarjen tragjike që ka ndodhur pasditen e sotme në Stanoc të Vushtrrisë.

Sipas komunikatës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të vdekur dy persona, një grua dhe një burrë, shkruan Zeri.info.

Fillimisht dyshohet se burri e ka privuar nga jeta viktimën e pastaj ka bërë vetëvrasje.

“Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim. Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”, thuhet ndër tjera. /Zëri