Kërkohet paraburgim për 19-vjeçarin që vrau bashkëmoshatarin e tij mbrëmë në Vushtrri

Kërkohet paraburgim për 19-vjeçarin që vrau bashkëmoshatarin e tij mbrëmë në Vushtrri

Kronika March 24, 2025 - 15:48

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar që 19-vjeçarit me iniciale B.D. t’i caktohet masa e paraburgimit, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë”, shkruan Zeri.info.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i njëjti me dashje ka privuar nga jeta bashkëmoshatarin e tij me inicialet A.Z. mbrëmjen e së dielës në qytetin e Vushtrrisë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Kërkesë për caktimin e paraburgimit për vrasjen e rëndë në Vushtrri

Mitrovicë, 24 mars 2025 - Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale B.D., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” nga Neni 173 par. 1, nënpar. 1.5 të KPRK-së, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga Neni 366, par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë.

I pandehuri B.D., më datë 23 mars 2025, rreth orës 20:30 minuta, në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, me dashje e privon nga jeta viktimën me iniciale A.Z., ashtu që me armën e zjarrit tip pistoletë, e gjuan dhe e godet së paku tri (3) herë në trup, ku viktima si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë.

I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë. /Zëri