
Tragjedi në Shkup, qiraxhiu vret qiradhënësin, plagos edhe një të mitur
Kronika
March 24, 2025 - 12:44
Mëngjesi i së hënës fshatin Vollkovë të Shkupit e gjeti me gjak dhe lot.
Një krim i rëndë ka tronditur fshatin kur një qiramarrës ka qëlluar dhe ka vrarë me disa të shtëna pronarin e shtëpisë ku banonte, si dhe ka plagosur edhe djalin e mitur të pronarit.
Sipas “Plusinfo”, i dyshuari është barrikaduar në një nga dhomat, duke mos lejuar afrimin e policisë. Pas disa kohësh, ai i dha fund jetës.
Për momentin nuk ka asnjë informacion zyrtar për motivin e vrasjes dhe as për rrethanat që çuan në këtë tragjedi të tmerrshme.
Fqinjët të tronditur nga ngjarja thonë se asgjë nuk e paralajmëronte një tragjedi të tillë.