Varroset Bekim Vari nga Ferizaj, dyshohet se u masakrua nga bashkëfshatari

Varroset Bekim Vari nga Ferizaj, dyshohet se u masakrua nga bashkëfshatari

Kronika March 22, 2025 - 20:53

Këtë të shtune është varrosur Bekim Vari, që dyshohet se është vrarë nga bashkëfshatari i tij.

Njoftimin për varrimin e ka bërë familja Vari, e cila tha varrimi i të ndjerit u bë në varrezat e Zazkokut.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë se Bekim Vari, i cili u privua nga jeta në mënyrën më mizore, Varrimi i tij do të bëhet nesër, më 22.03.2025, pas namazit të ikindisë, në varrezat e Zazkokut (te Xhamia), në orën 16:00”, thuhet në njoftimin e familjes, transmeton Klankosova.tv.

Bekim Vari, dyshohet te jetë vrarë më 23 janar 2024 në malet e Manastircit ndërsa trupi i tij është gjetur më 5 shkurt nga bashkëfshatarët.

Për vrasjen e Varit është i dyshuar bashkëfshatari i tij, i cili gjendet në paraburgim.

Bekim Vari dyshohet të jetë goditur me sëpatë në kokë dhe trup, ku më pas i ishte djegur trupi, derisa kufoma i ishte mbuluar me dhe.