
Një kosovar në Gjermani vret gruan, flet nëna e viktimës
Kronika
March 21, 2025 - 15:22
Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur para dy ditësh në Gjermani. Një burrë me prejardhje nga Rahoveci, që jeton në Thannhausen të Gjermanisë, dyshohet se ka ngulfatur gruan e tij deri në vdekje. Më pas ka telefonuar djalin, duke i treguar se ia ka vrarë nënën. Bëhet fjalë për viktimën Leonora Cena Nurkasa dhe dorasin Bekim Nurkasën.
Nëna e së ndjerës sot ka prekur me fjalët e saj për të bijën.
Sebahate Cena ka rrëqethur me fjalët e saj në Facebook, duke treguar se ajo e humbi vajzën e saj, “Leonorën e nënës… thesarin e nënës”.