Gjilanasja s’u ndal në pikë kontrolli, duke ikur goditi veturën e Policisë, pasi u arrestua sulmoi edhe zyrtarët policorë

Gjilanasja s’u ndal në pikë kontrolli, duke ikur goditi veturën e Policisë, pasi u arrestua sulmoi edhe zyrtarët policorë

Kronika March 21, 2025 - 09:45

Policia në Gjilan është përballur me një grua shofere problematike.

Ajo fillimisht duke drejtuar veturën e saj në rrugën “Gjeladin Kurbaliu” nuk është ndalur në pikë kontrolli të veturave, por e njëjta duke ikur ka goditur veturën zyrtare të Policisë, ku janë shkaktuar dëme materiale.

E dyshuara është arritur të lokalizohet dhe arrestohet, por e njëjta gjatë arrestimit ka sulmuar zyrtarët policorë, për të cilin rast është hapur edhe rast i veçantë “Sulm ndaj personit zyrtar”, transmeton Zeri.info.

“Me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri