Përfshihet nga flakët xhamia në Bulqizë të Shqipërisë, nuk dihen shkaqet

Përfshihet nga flakët xhamia në Bulqizë të Shqipërisë, nuk dihen shkaqet

Kronika March 21, 2025 - 08:22

Një objekt kulti është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, për motive ende të paqarta, ndërkohë që nuk raportohet për lëndime.

Bëhet fjalë për xhaminë e Shupenzën e cila, si pasojë e një zjarri, rreth orës 06:00 të mëngjesit është djegur në pjesën më të madhe të saj.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, zjarri ka qenë i pamundur për t’u shuar, duke lënë pas dëme të konsiderueshme materiale.

Aktualisht, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e zjarrit. Nuk dihet ende nëse ai ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.