FAST Kosova arreston të kërkuarin nga Interpoli turk, dyshohet se rekrutonte gra për prostitucion
Foto: Laura Hasani

FAST Kosova arreston të kërkuarin nga Interpoli turk, dyshohet se rekrutonte gra për prostitucion

Kronika March 19, 2025 - 16:34

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST, ka arrestuar një të dyshuar me urdhër arrest ndërkombëtar.

Arrestimi është kryer sot rreth orës 14:30, i dyshuari është shtetas turk me inicialet E.S., i lindur 1981, dhe kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga Turqia, pasi që i njëjti dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi të krimit të organizuar që përfitonte financiarisht nga rekrutimi i grave për detyrim në prostitucion.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, njoftoi Policia. /Zëri