
Grabitja e armatosur në Prishtinë ku u plagos një person, deklarohen nga Prokuroria
Një person është plagosur sot rreth orës 10:30 në një grabitje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon, i cili transportonte para në lagjen “Veternik” të Prishtinës.
Lidhur me këtë rast nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë se deri tani nuk kanë ndaluar ndonjë person të dyshuar.
Siç thonë nga Prokuroria, ende nuk kanë të dhëna të sakta në lidhje me rastin.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju informojmë se prokurori i çështjes deri më tani nuk ka ndaluar asnjë person. Për më shumë informacione ju njoftojmë në fazat mëtutjeshme, sepse ende nuk kemi të dhëna të sakta lidhur me rastin në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për telegrafin.
Ndryshe, personi i plagosur është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është duke iu nënshtruar operacionit në QKUK.