Një serb nga Leposaviqi, i dyshuar për grabitjen e armatosur tek “Albi Mall”, ka mbetur i plagosur

Një serb nga Leposaviqi, i dyshuar për grabitjen e armatosur tek “Albi Mall”, ka mbetur i plagosur

Kronika March 17, 2025 - 13:48

Një serb nga Leposaviqi me emrin Millosh Vukojeviq është një nga të dyshuarit për grabitjen e armatosur tek “Albi Mall”, ku u sulmua një furgon që bartte para.

Vukojeviqi, sipas gazetës “Sinjali”, ka mbetur i plagosur në këmbë dhe gjoks dhe ka kërkuar ndihmë në qendrën emergjente në Graçanicë.

Njësitë policore tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do ta transferojnë për në Prishtinë.

“Sot rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Duke u bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjesëtarëve që po siguronin një furgon që transportonte para.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rasti”, kanë thënë nga Policia.