
I plagosuri në “Albi Mall”, në gjendje të rëndë
Kronika
March 17, 2025 - 12:32
Një grabitje e armatosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Personi që u plagos sot në “Albi Mall” është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kështu ka deklaruar drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
Ai tha se viktima është duke u trajtuar dhe janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme që të dërgohet në sallën e operimit.
“Është sjellë një i plagosur me armë zjarri në Qendrën Emergjente, është duke u trajtuar te ne, janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme dhe pritët të intervenohet në sallën e operimit në Qendrën Emergjente nga ekipet e anestezionit dhe Kirurgjisë, gjendje shumë e rëndë e pacientit”, ka thënë Syla.