
Burri shqiptar vret gruan në Greqi, më pas i jep fund jetës duke u hedhur nga ballkoni
Kronika
March 12, 2025 - 16:59
Rasti i ri i vrasjes së një gruaje nga bashkëshorti i saj ka tronditur përsëri opinionin publik në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sindos të Selanikut mesditën e së mërkurës, kur një 53-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij.
Thuhet se 53-vjeçari ka sulmuar me një mjet të mprehtë gruan e tij 44 vjeç, duke i shkaktuar asaj plagë të shumta në trup.
Më pas ai është hedhur nga ballkoni i katit të dytë së banesës së tyre dhe nga plagët e marra pas rënies ka humbur jetën kur është dërguar në spital.
Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e krimit.
Thuhet se gjithashtu çifti ka lënë pas dy fëmijë të vegjël. /tch