Konfrontohet me policinë në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në spital pasi dyshohet për abuzim me droga
Foto: Laura Hasani

Konfrontohet me policinë në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në spital pasi dyshohet për abuzim me droga

Kronika March 02, 2025 - 08:46

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Dëshmoret e Kombit” në Prishtinë.

Një person është shoqëruar nga Policia e Kosovës pasi nuk ka ndaluar për kontroll dhe ka tentuar të godasë zyrtarët policorë.

Sipas policisë, i dyshuari mashkull kosovar është përpjekur të shmangë ndalimin, duke u konfrontuar fizikisht me autoritetet.

Pas arrestimit të tij, i dyshuari është dërguar në spitalin e emergjencës për trajtim mjekësor, pasi mjekët kanë dyshuar se ai ka konsumuar substanca narkotike.

Policia ka njoftuar se, pas intervistimit të dyshuarit, Prokurori ka marrë vendim për ta lënë të lirë, ndërsa rasti do të kalojë në procedurë të rregullt.

Aktualisht, Policia e Kosovës është duke vazhduar hetimet lidhur me këtë ngjarje.