Vdes në QKUK punëtori i cili u lëndua në vendin e punës në Lipjan

Vdes në QKUK punëtori i cili u lëndua në vendin e punës në Lipjan

Kronika March 01, 2025 - 11:47

Ka vdekur një person i cili ishte duke u trajtuar në QKUK që nga 25 shkurti.

“Viktima mashkull kosovar, i cili ishte në trajtim mjekësor në QKUK, ka ndërruar jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Siç ka mësuar “Zëri”, viktima është F.K i moshës 53-vjeçare./Zëri