
Policia në Pejë, apel shoferëve pas motit të ftohtë dhe rrugëve me ngrica
Policia në Pejë ka lëshuar një apel për të gjithë vozitësit, pas ndryshimeve të motit.
Duke iu referuar motit të ftohtë dhe rrugëve me ngrica, Policia apelon të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përshtaten kushteve të rrugëve dhe shenjave të trafikut, transmeton Zeri.info.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve me automjetet e tyre, pasi jemi në sezonin dimëror dhe sipas institutit meteorologjik të Kosovës, është duke mbretëruar mot i ftohtë dhe në rrugë ka ngrica, gjendje e cili do të vazhdojë edhe ditët ne vijim, andaj për të parandaluar aksidentet në komunikacion APELOJMË te të gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion t’u përshtaten kushteve të rrugëve dhe shenjave të trafikut.
Ndaj të gjithë vozitësve të cilët nuk posedojnë pajisjet dimërore të caktuara me ligj, Policia do të marrë masa për kundërvajtësit konform ligjit.