Dy të vdekur në dy aksidente trafiku gjatë 24 orëve

Dy të vdekur në dy aksidente trafiku gjatë 24 orëve

Kronika February 13, 2025 - 09:58

Dy persona kanë vdekur të mërkurën si pasojë e aksidenteve të trafikut.

Në rastin e parë, në autostradën “Ibrahim Rugova” në dalje të Prizrenit një person ka shkaktuar vetaksident, ku si pasojë ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda, transmeton Zeri.info.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Aksidenti tjetër me fatalitet ka ndodhur në fshatin Carralevë të Suharekës, ku janë përfshirë një veturë dhe një autobus, ndërsa drejtuesi i veturës ka mbetur i vdekur.

“Si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis një veture dhe një autobusi, një person, mashkull kosovar, drejtuesi i automjetit, ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport. /Zëri