Të shtëna armësh nga një motoçiklist në Prishtinë

Të shtëna armësh nga një motoçiklist në Prishtinë

Kronika February 11, 2025 - 09:37

Të shtëna armësh ka pasur dje rreth orës 12:50 në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Emin Duraku”, ku është raportuar se një person i panjohur derisa ka qenë në lëvizje me një motoçikletë, ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe është larguar në drejtim të panjohur.

“Nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti nën hetime”, raporton Policia. /Zëri