![Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, s’ka të lënduar](/uploads/zeri.info/images/2025/January/31/auto_auto_Policia_e_Kosoves-Alarm_per_bombe_te_Rektorati_i_UP-se_24_maj_2022-Laura_Hasani_copy17129339161738332844.jpg)
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, s’ka të lënduar
Kronika
February 10, 2025 - 16:27
Sot rreth orës 13:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Emin Duraku”, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, nuk ka persona të lënduar.
“Rreth orës 13:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Emin Duraku’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk ka pasur persona te lënduar.
Rasti është cilësuar shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Ahmeti.