Një grua sulmon fizikisht bashkëshortin e saj në Drenas
Kronika
January 25, 2025 - 09:25
Një burrë në Drenas e ka raportuar gruan e tij për dhunë.
Sipas policisë burri ka pranuar tretman mjekësor, transmeton Zeri.info.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri