Hidhet granatë dore në një objekt në Pejë
Kronika
January 23, 2025 - 09:57
Në Pejë është hedhur mbrëmë një granatë dore.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Besnik Lajçi”, teksa nuk raportohet për persona të lënduar nga ky sulm.
“Sot rreth orës 02:05 Policia është informuar nga viktima se në rrugën ‘Besnik Lajçi’ në Pejë, në një lokal, dyshohet se persona të panjohur kanë gjuajtur një mjet shpërthyes, që dyshohet të jetë granatë dore, në objektin e tij. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, njësitet relevantë të Policisë së Pejës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe për rastin u njoftua po ashtu edhe prokurori i Shtetit”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Rasti është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.