Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Një person, derisa ishte duke shkuar për të kërkuar trajtim mjekësor, gjatë rrugëtimit kishte mbetur i shtrirë në veturë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij.
Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 08:55, në Suharekë.
Tutje thuhet se mjeku kujdestar më të arritur në vendin e ngjarjes e ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak në zemër.
“Raportohet se viktima M/K, derisa ishte duke shkuar për të kërkuar trajtim mjekësor, pasi nuk ishte ndier mirë me shëndet, gjatë rrugëtimit ishte mbetur i shtrirë në veturë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Mjeku kujdestar me të arritur në vendin e ngjarjes e ka konstatuar se viktima kishte pësuar sulm kardiak në zemër dhe e kishte konstatuar vdekjen e tij në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë u është liruar familjarëve.