Arrestohet personi që vodhi “BMW X-5” në Kaçanik
Foto:Ilustrim

Arrestohet personi që vodhi “BMW X-5” në Kaçanik

Kronika January 21, 2025 - 17:09

Dy persona janë arrestuar për vjedhje të rëndë në Kaçanik.

Sipas policisë, më 23 tetor të vitit të kaluar, në stacionin policor të Kaçanikut është raportuar një rast i vjedhjes së një veture BMW X-5 me targa vendore. Vetura ishte parkuar në rrugën magjistrale Kaçanik-Ferizaj, në afërsi të Kaçanikut.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar 35-vjeçarin e dyshuar me inicialet P.L.,dhe një femër 28-vjeçare me inicialet F.L., transmeton Zeri.info.

“Pas një pune të gjatë hetimore dhe grumbullimit të informacioneve në terren, hetuesit policorë identifikuan dhe më pas me datën 17.01.2025 kanë arrestuar të dyshuarin P.L. (M/K), 35 vjeç, i cili me vendim të prokurorit të shtetit ishte ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejshme hetimore”.

“Ndërsa në vazhdën e hetimeve , hetusit policorë sot më 21.01.2025 kanë arrestuar edhe personin tjetër F.L.(F/K) e moshës 28 vjeçe , të cilën e kanë shoqëruar në stacionin policor të Kaçanikut dhe pas intervistimit dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim. /Zëri