
Gjendet pa shenja jete një burrë në Fushë-Kosovë, Policia nis hetimet
Kronika
January 21, 2025 - 09:21
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes në Fushë-Kosovë.
Sipas Policisë, të hënën rreth orës 11:00 është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar.
Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, përderisa tashmë janë nisur edhe hetimet rreth kësaj vdekjeje. /Zëri