Katër raste të dhunës në familje për një ditë në Kosovë
Në vendi tonë, përgjatë 24 orëve të fundit u raportua për katër raste të dhunës në familje.
Sipas policisë, një rast ka ndodhur në Ferizaj, një në Klinë, një në Pejë dhe një në veri të Mitrovicës.
Më poshtë gjeni të detajuara të gjitha rastet e raportuara në Polici:
Ferizaj: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Klinë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Pejë: Dyshohet se babai viktimës m/k, i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje i ka demoluar shtëpinë duke thyer edhe një TV dhe disa gota. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit, por pasi i është keqësuar gjendja shëndetësore i njëjti pas tretmanit mjekësor në Spitalin Rajonal është dërguar në QKUK në përkujdesje të policisë për trajtim të vazhdueshëm mjekësor. Rasti nën hetime.
Mitrovicë Veri: Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili dhe është përdorues i alkoolit është duke i shkaktuar dhunë fizike dhe psikike viktimës f/k. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime. /Zëri