Gjendet në lumin Dri trupi i 26-vjeçarit të zhdukur në dhjetor

Gjendet në lumin Dri trupi i 26-vjeçarit të zhdukur në dhjetor

Kronika January 14, 2025 - 10:51

Të martën në mëngjes, pas kërkimeve intensive nga policia, është gjetur trupi i pajetë i një 26-vjeçari nga Prizreni në afërsi të fshatit Rogovë e Hasit në lumin Drin.

Lajmin për gjetjen e trupit e ka raportuar TV Prizreni, transmeton Zeri.info.

Kujtojmë se në një komunikate të Policisë të datës 30.12.2024, që nga zhdukja e tij, i njëjti kishte humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihej se ku gjendet.

Policia e Kosovës kishte kërkuar bashkëpunim nga të gjithë qytetarët që nëse e shohin personin e zhdukur ose dinë diçka për vendndodhjen e tij, të raportojnë atë, thuhej në njoftimin e datës 30 dhjetor.

Ndryshe, viktima me inicialet A.H. më datë 24 dhjetor 2024 nga familjarët e tij ishte raportuar si person i zhdukur dhe që nga ajo ditë i kishte humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihej asgjë për fatin e tij.

Për kërkimin e tij ishte angazhuar edhe FSK-ja. /Zëri