Gruaja në Prishtinë raporton ish-partnerin në polici, thotë se po ushtron vazhdimisht dhunë psiqike ndaj saj
Foto: Ilustrim

Gruaja në Prishtinë raporton ish-partnerin në polici, thotë se po ushtron vazhdimisht dhunë psiqike ndaj saj

Kronika January 11, 2025 - 10:01

Një grua në Prishtinë ka raportuar në Polici se ka pasur në vazhdimësi dhunë psikike dhe se është kërcënuar nga ish-partneri i saj.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 13:30 në Prishtinë, raporton Zeri.info.

Po ashu Policia tha se ai është thirrur në telefon, por se nuk është paraqitur në polici, ndërsa shtoi se për këtë rast është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Njësia për Mbrojtjen e Viktimave.

“Prishtinë 10.01.2025 – 13:30. Viktima femër kosovare, ka lajmëruar se në vazhdimësi ka pasur dhunë psikike dhe kërcënime nga i dyshuari mashkull kosovar- ish partneri i saj. Lidhur me rastin është thirrur përmes telefoni i dyshuari i lartcekur, por nuk është paraqitur në polici. Është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Njësia për Mbrojtjen e Viktimave. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti i lartcekur. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri