Policia kufitare sekuestron mbi 12 mijë euro nga një serb në Bërnjak
Kronika
December 14, 2024 - 12:19
Policia e Kosovës ka sekuestruar një shumë të parave në pikën kufitare me Serbinë, në Bërnjak.
Sipas policisë, të premten rreth orës 21:50, në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, në hyrje të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollimit të hollësishëm të përbashkët kufitar Policia Kufitare dhe Dogana e Kosovës, të një automjeti, me targa të Serbisë (NP), me vozitës (J.D.) shtetas i Serbisë, janë hasur në 12.240 euro dhe 300 franga zvicerane, kartëmonedha të padeklaruara.
Policia gjithashtu ka bërë të ditur se mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme. /Zëri