Një femre në Istog i keqpërdoret një video intime në rrjetet sociale, i dyshuari jashtë Kosovës
Policia është njoftuar se një video me përmbajtje të keqpërdorimit seksual ishte duke qarkulluar në rrjetet sociale.
Policia ka identifikuar viktimë femër nga Istogu, ndërsa i dyshuari nuk është hasur në shtëpinë e tij nga Policia, pasi dyshohet se jeton jashtë Kosovës, transmeton Zeri.info.
“Është pranuar një informate se përmes rrjeteve sociale është duke qarkulluar një video incizim me përmbajtje të keqpërdorimit seksual. Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore është identifikuar viktima femër kosovare dhe i dyshuari mashkull kosovar. Ne vazhdimësi të veprimeve policore, është kërkuar i dyshuari në shtëpinë e tij por nuk është hasur, pasi që dyshohet se gjendet jashtë Kosovës. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri