Aksident i rëndë rrugor në Koplik, humbi kontrollin e automjetit – ndërron jetë 21-vjeçari

Aksident i rëndë rrugor në Koplik, humbi kontrollin e automjetit – ndërron jetë 21-vjeçari

Kronika December 12, 2024 - 23:14

Drejtoria Vendore e Policisë në Malësinë e Madhe njoftoi se një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Koplik-Dedaj.

Si pasojë e këtij aksidenti një 21-vjeçar ka humbur jetën, pasi humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga në aksin rrugor “Koplik-Dedaj”.

Mësohet se viktima, shtetasi GJ. GJ., 21 vjeç, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

“Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Koplik-Dedaj” shtetasi Gj. Gj., 21 vjeç, banues në fshatin Reç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë shtetasi Gj.Gj., ka ndërruar jetë, gjatë rrugës për në spital”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.