Aksidenti tragjik në rrugën Prishtinë - Ferizaj: Shumë rekord e dëmshpërblimit nga kompania e sigurimeve “Scardian”
Një aksident tragjik, që kishte ndodhur në rrugën Prishtinë - Ferizaj dhe kishte rezultuar me tre të vdekur dhe një të lënduar rëndë, është trajtuar në mënyrë shembullore nga kompania e sigurimeve “Scardian”. Pas përfundimit të plotë të trajtimit të rastit është bërë e ditur se “Scardian Sigurime” ka realizuar një ndër pagesat më të mëdha të dëmshpërblimit në industrinë e sigurimeve në Kosovë.
Palët e dëmtuara janë kompensuar brenda kuadrit të përgjegjësisë për sigurimin TPL (Përgjegjësia e Detyrueshme Motorike), me një vlerë totale që arrin në 600,000 euro. Kjo përbën një nga marrëveshjet më të mëdha jashtëgjyqësore për dëmshpërblim, njëherazi dëmshpërblimi më i madh per këtë vit, duke theksuar përkushtimin dhe profesionalizmin e kompanisë “Scardian”.
Ky rast u trajtua në harmoni të plotë dhe profesionalizëm të lartë ndërmjet kompanisë së sigurimeve “Scardian” dhe përfaqësuesve ligjorë të palës së dëmtuar, avokatëve Sheremet Ademi, Leutrim Ademi dhe Alban Ademi, pa nevojën për ndërhyrjen e gjykatave kompetente. Marrëveshja përfshiu kompensimin e plotë të ngjarjes sipas përgjegjësisë.
Duke nënvizuar standardet e larta të shërbimit, kompania “Scardian Sigurime” realizoi pagesën e kompensimit të dëmit brenda 24 orëve nga momenti i nënshkrimit të marrëveshjes.
Ky zhvillim nxjerr në pah domosdoshmërinë e sigurimeve si një mjet i rëndësishëm për mbrojtjen e qytetarëve nga pasojat e ngjarjeve tragjike. Sigurimet jo vetëm që ofrojnë mbështetje financiare në raste të tilla, por gjithashtu ulin ndjeshëm stresin dhe vështirësitë me të cilat përballen të prekurit.
“Sigurohuni sot për një të nesërme më të sigurt” është thirrja që çdo qytetar duhet ta ketë parasysh. Në raste fatkeqësie, të qenit i siguruar mund të bëjë një ndryshim të jashtëzakonshëm për ju dhe të dashurit tuaj.