Ibër-Lepencit i kthehen pronat e uzurpuara
Foto: Laura Hasani

Ibër-Lepencit i kthehen pronat e uzurpuara

Kronika December 05, 2024 - 09:48

Ndërmarrja publike hidroekonomike “Ibër-Lepenci” ka kërkuar dje nga Policia e Kosovës kthimin e një prone të paluajtshme.

Kjo pronë ishte uzurpuar në fshatin Varagë e Poshtme, ka bërë të ditur Policia, transmeton Zeri.info.

“Lidhur me rastin, në cilësi të dëshmitarit, është intervistuar një mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, e ka cilësuar rastin në drejtim të veprës së lartcekur dhe mbetet në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri