Arrestohen tetë të dyshuar për sulmin e mbrëmshëm në kanalin e Ibër Lepencit
Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona në një aksion që ka nisur në orët e para të mëngjesit në 10 lokacione në veri të vendit.
Arrestimin e tyre e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një konferencë të përbashkët me Policinë.
“Pas hetimeve intensive, sot në orët e mengjesit në 10 lokacione janë realizuar kontrolle dhe janë arrestuar, 8 persona të dyshuar. Janë konfiskuar arsenal armësh dhe pajisje tjera, mes tyre edhe uniforma ushtarake”, tha Sveçla.
Ai në këtë konferencë tha po ashtu se ky sulm terrorist nuk është një sulm i rendomt, por i organizuar nga grupe ose organizata që janë profesioniste në kryrjen e këtyre sulmeve që shkaktojnë dëme të mëdha ndaj infrastrukturës kritike.
Kosova e bën përgjegjës Beogradin zyrtar për këto sulme.
“Sulmet e vazhdueshme të grupeve kriminale terroriste, sic janë sulmet e fundit me granata dore dhe tani sulmi terrorist i ndodhur mbrëmë, janë sulme që derigjohen nga Serbia dhe ne për këtë mbajmë përgjegjës Beogradin zyrtar”, tha Sveçla në konferencën e jashtëzakonshme për media. /Zëri