Kryetari Peci publikon pamje pas sulmit me granatë në objektin e Komunës së Zveçanit

Kryetari Peci publikon pamje pas sulmit me granatë në objektin e Komunës së Zveçanit

Kronika November 29, 2024 - 09:05

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm me granatë dore në objektin e Komunës.

Peci ka thënë se sulmi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:45 nga persona të paidentifikuar, transmeton Zeri.info.

Ai ka dënuar këtë akt, i cili fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, po ashtu Peci ka publikuar edhe pamje të dëmeve pas sulmit.

“Sulm me granata dore rreth orës 23:45 në objektin e Komunës së Zveçanit. Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, disa individë të paidentifikuar kanë kryer një sulm ndaj objektit të Komunës së Zveçanit me granata dore. Ky akt i dhunshëm ka shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Si Kryetar i Komunës, unë e dënoj fuqishëm këtë akt të papranueshëm të dhunës dhe terrorit ku para dy dite ka ndodhur i njëjti sulm në stacionin policor të Komunës së Zveçanit”, shkroi Peci. /Zëri