Kontrollohen disa lagje dhe dy shtëpi në Gjilan pas vrasjes së 37-vjeçarit, s’ka të arrestuar

Kontrollohen disa lagje dhe dy shtëpi në Gjilan pas vrasjes së 37-vjeçarit, s’ka të arrestuar

Kronika November 08, 2024 - 10:16

Një vrasje ka ndodhur të enjten në Gjilan, saktësisht në rrugën “Mërgimtarët e Gjilanit”.

Viktima 37-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur një gëzhojë, ndërsa me vendim të prokurorit ka kontrolluar disa lagje dhe dy shtëpi, transmeton Zeri.info.

Në raportin 24-orësh të Policisë nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar për këtë rast.

“Lidhur me rastin, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ku me vendim të prokurorit janë kontrolluar disa lagje të qytetit, duke përfshirë edhe dy shtëpi. Në lidhje me rastin në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, prokurori dhe zyrtarët nga IML-ja”, thuhet në raport. /Zëri