Prangoset punëtorja e një kompanie të sigurimit në Prishtinë, dyshohet se fitoi kundërligjshëm mijëra euro
foto: Ilustrim

Prangoset punëtorja e një kompanie të sigurimit në Prishtinë, dyshohet se fitoi kundërligjshëm mijëra euro

Kronika September 29, 2024 - 09:11

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një punëtore në Prishtinë, pasi që e njëjta gjatë punës së saj në një kompani private të sigurimit ka fituar kundërligjshëm mijëra euro.

Sipas njoftimit të Policisë thuhet se arrestimi i të dyshuarës është bërë më 28 shator.

“Prishtinë/25.09.2024-09:40. Më 28.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta në cilësinë e zyrtares në një kompani private të sigurimit, gjatë ushtrimit të detyrës kishte përfituar kundërligjshëm një shumë prej dhjetëra mijë €uro”, thuhet në njoftim. /Zëri